Lajme

Lutfi Haziri: Po harxhohet durimi i partnerëve ndërkombëtarë ndaj Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 08 February 2024

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffry Hovenier të martën ka kërkuar edhe njëherë që vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb të shtyhet.

Madje, ai ka paralajmëruar pasoja në cilësinë e partneritetit me Kosovën, në rast se kryeministri Albin Kurti, nuk dëgjon kërkesat e SHBA-së për çështje të ndryshme.

Kërkesa që të shtyhet ky vendim kanë pasur edhe të gjitha vendet e QUINT-it.

-Advertisement-

Këto të fundit nuk e kanë kritikuar vendimin, por mënyrën e implementimit.

Lidhur me këtë ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Sipas tij, kjo çështje edhe njëherë po e dëshmon qartë se Qeveria e Kosovës nuk ka koordinim me partnerët ndërkombëtar.

Haziri thotë se politika e aktit të kryer është metodë e kryeministri Kurti, por se kjo nuk zgjatë dhe se ky i fundit siç thotë Haziri tërhiqet mbrapa.

Me politikat që po i bën kryeministri Kurti, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri deklaron se durimi i partnerëve ndërkombëtarë po harxhohet.

“Tani më limitet e tolerancës dhe të durimit të partnerëve po harxhohen karshi kësaj qeverisje sepse plani i ri disa pikësh i Qeverisë Kurti lidhur me këtë çështje është diçka ku po vihet prapë në lojë partneriteti dhe mbështetja që Kosova e ka nga partnerët ndërkombëtar”, është shprehur Haziri për Front Online.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera