Lajme

Lutfi Haziri: Ne nuk kemi nevojë të sillemi si VV-ja, PDK-ja e AAK-ja

Autori: Islam Morina 22:11 | 28 July 2021

Kryetari i Gjilanit nga radhët e LDK-së Lutfi Haziri, ka thënë se LDK-ja nuk ka nevojë të sillet si VV-ja, e as për vokacionin e armët e tyre, por as për vikacionet e sjelljet e PDK-së e AAK-së.

Haziri ka thënë se LDK është duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Kosovës dhe e cila nuk është palë me asnjërën parti, shkruan Gazeta Infokus.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë. Nuk na duhet as vokacioni e as ‘armët’ e tyre. LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së. Në opozitë jemi duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Republikës, e cila nuk është as me atë palë e as me këtë palë. Roli ynë dallon si nata me ditën!”, ka shkruar Haziri në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera