Lajme

Lutfi Haziri merr bekimin e Sami Lushtakut për të drejtuar LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 19 March 2019

Në konak kryetarit të Gjilanit, i cili po e pretendon edhe ulësen e të parit të LDK-së, Lufti Haziri, i kanë shkuar disa mysafirë të veçantë.

Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Ukë Rugova e disa personalitete të tjera ishin mysafirë të Hazirit në Gjilan, shkruan Gazeta inFokus.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, ata shihen duke pirë verë e birra dhe duke ngrënë darkë.

-Advertisement-

Të gjithë shfaqen të buzëqeshur, derisa duket se takimi ishte shumë miqësor.

Kujtojmë se Lushtaku ishte kryetar i Skenderajt nga radhët e PDK-së, parti kjo për të cilën Haziri kohë pas kohe ka kritika.

Më poshtë foto nga darka në një nga restaurantet më të njohura të Gjilanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera