Lajme

Lutfi Haziri me lutje për qytetarët, tregon përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 14 November 2021

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga LDK-ja, Lutfi Haziri u është drejtuar qytetarëve edhe pak orë para mbylljes së vendvotimeve.

Haziri i ka lutur ata që të shfrytëzojmë të drejtën e tyre për të zgjedhur për Gjilanin.

“Votimi dhe vota juaj me pjesëmarrje drejtpërdrejte ndikon në Gjilanin. Ju lutem dilni në zgjedhje shfrytëzojeni votën tuaj për Gjilanin”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndërsa kandidati për Gjilanin ka thënë se deri më tash ka 5% më shumë pjesëmarrje se në zgjedhjet e raundit të parë .

“Deri më tani kanë 31.7% apo 5% më shumë se në raundin e parë”, ka thënë Haziri.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, i pari në këtë komunë doli kandidati i LVV-së, Alban Hyseni me 44,71% të votave ndërsa i dyti, Lutfi Haziri me 43,51%./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera