Lajme

Lutfi Haziri: “LDK e Gjilani u çu n’këmbë për Vjosa Osmanin sikur për Rugovën”

Autori: Halil Berisha 23:05 | 14 September 2019

Sot, në Gjilan është hapur zyra e forumit të gruas. Aty pjesëmarrës ishte edhe Lutfi Haziri, kryetar i kësaj komune dhe shef i shtabit zgjedhor të LDK-së.

E nga këtu, Lutfi Haziri pati fjalë të mëdha për kandidaten e partisë së tij për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmanin, shkruan gazeta inFokus.

Bile, sipas Haizrit, LDK e Gjilanit u çu në këmbë për Vjosa Osmanin ashtu sikur një kohë për Ibrahim Rugovën.

-Advertisement-

“Pesë kandidatët e Gjilanit janë më të mirët në këtë Komunë, njerëz professional, me integritet dhe me duar të pastërta. Prandaj, duhet të përkrahen të gjithë. Duhet të vazhdoni të punoni derë më derë e shtëpi për shtëpi për mobilizim. Jam i bindur që do ta rrisim votën krahasur me zgjedhjet fundit. Këto zgjedhje, për LDK’në janë historike. Ky mobilizim i Forumit të Gruas në këtë pjesë, është shembulli më i mirë LDK e Gjilanit u çu në këmbë sikur në kohën e Rugovës. Urime e suksese”, ka thënë Haziri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera