Lajme

Lutfi Haziri: Kur unë e kam propozuar bashkimin e Luginës, Thaçi e ka quajtur opsion të rrezikshëm

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 18 September 2018

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën e ka dhënë shtatë vjet më parë.

“Prej 2011 unë kam nxjerr opsionin e zbatimit të vullnetit politik të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit lidhur me të drejtën për bashkim me Kosovën, që çon në korrigjim të kufirit në zonën juglindore të Kosovës. E kam përcjell me rezolutë në vitin 2013 bashkë me kolegë të tjerë dhe ajo rezolutë ka pasë frymë konsesuale dhe është votuar nga të gjithë, përkundër dallimeve të atëhershme”, ka thënë Haziri.

“Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, tash president i pati kërkuar Isa Mustafës si kryetar i LDK-së që të distancohet nga kjo, duke e quajtur madje si opsion të rrezikshëm. Por tash më vjen mirë që pas nj periudhe kohore është konsideruar kjo e drejtë e shqiptarëve”.

-Advertisement-

Haziri ka thënë në Zona B se komunat e Luginës së Preshevës historikisht dhe gjeografikisht kanë qenë pjesë e pandashme e Kosovës.

Ai ka thekuar se ndryshimet e vijave kufitare në ish Jugosllavi janë për motive demografike e të cilat e kanë prekur edhe Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera