Lajme

Lutfi Haziri ka besim tek Thaçi

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 03 July 2017

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një prononcim për “GazetaBlic”, ka thënë se ka besim që presidenti i vendit Hashim Thaçi do të veprojë drejtë për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë.

Haziri thotë se e gjitha çfarë duhet të bëjë Thaçi është të marrë parasyshë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, e cila ka përcaktuar udhërrëfyesin se si formohet qeveria pas certifikimit të zgjedhjeve.

“Vendimi Gjykatës Kushtetuse e ka përcaktuar udhërrëfyesin se si formohet qeveria pas certifikimit të zgjedhjeve. Presidenti vetëm duhet t’a zbatoj verdiktin e Gjykatës në të dy rastet e saj”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ai thotë se është në rregull që fituesi formal i zgjedhjeve të ketë të drejtën e mandatarit, mirëpo në të njëjtën kohë, Haziri thotë se presidenti duhet t’a bëjë të njëjtën gjë ku duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese herën e dytë mandatin për formimin e qeverisë ta merrë partia e cila ka shumicën e votatve në parlament.

“Deklarata e tij lidhet me mundësin që fituesi formal i zgjedhjeve ta ketë të drejtën e mandatarit. Kjo është në rregull por herën e dytë a do t’ia jep mandatin fituesve legjitim të shumicës shqiptare të këtyre zgjedhjeve mbetët të shihet”, shprehet Haziri.

Ai beson që Presidenti Thaçi do t’a respektoj verdiktin e Gjykatës Kushtetuese dhe gjithashtu të respektoj vendimin e popullit.

“Besoj që po. Besoj që nuk e shkel verdiktin e gjykatës. As të legjitimitetit të shumicës së popullit. Kur jemi te fituesi pra. Nuk ka telashe veç duhet t’i përmbahet udhërrëfyesit”, ka përfunduar Haziri.

Kjo deklaratë e Lutfi Hazirit ka ardhur pas prononcimit të Presidentit Hashim Thaçi, që ka deklaruar disa ditë më parë se do të zbatojë vendimin e vitit 2014, të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatarin për formimin e institucioneve qeverisëse në Kosovë.

Thaçi ka thënë për RTK, se vendimi në fjalë shpreh qartë se fituesi i zgjedhjeve në këtë rast koalicioni PAN, është mandatari për formimin e Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera