Lajme

Lutfi Haziri i përgjigjet Liburn Aliut se ai është pengesa kryesore për koalicion

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 27 August 2019

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i është përgjigjur Liburn Aliut të Vetëvendosjes, i cili ka thënë që Haziri është pengesa kryesore për arritjen e koalicionit parazgjedhor mes dy partive.

Haziri ka thënë që nuk e kupton atë çfarë ka thënë Aliu, shkruan gazeta inFokus.

“Më vjen keq që Liburn Aliu ka atë qëndrim, kam thënë se LVV duhet me rishiku qëndrimin për Ibrahim Rugoven. Por në momentin që kena shku me pajtimin që mos me qelë çeshtje të cilat mund të na acarojnë dhe tensionojnë raportet tona, atëherë i bjen që ne i kemi tejkaluar ato. Nuk e di pse z.Aliu e ka këtë qëndrim’, ka thënë Haziri.

-Advertisement-

Ndërsa, në një paraqitje publike, anëtari i VV-së, Liburn Aliu, ka thënë që ende nuk është e sigurtë se çka mund të ndodhë dhe se ka elemente që e kanë dëmtuar një koalicion të mundshëm. E sipas Aliut, pengesa kryesore është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

“Pika e dytë është Lutfi Haziri dhe roli i tij në negociata me LDK’në. është e ditur se Lutfi Haziri do të jetë personi më kompetent në LDK. Gjatë përpjekjeve të shumta që ka pasur Lëvizja që të vendosë komunikimin me LDK’në, Lutfi Haziri ka qenë pengesa kryesore për çfarëdo lloj afrimi. Ndërsa Isa tash na thotë se duhet folur me Luten kur ne tërë kohën kemi pasur negociata me të. Në të njejtën kohë Vjosa po del në emisione dhe po përdor programin tonë. Dihet që reciprociteti me Serbinë është ide e jona. Ksi lloj kopjimi ka bërë edhe Ramushi sa ishte në Qeveri. Mirëpo kjo është arritje pasi që edhe Kadri Veseli tash po del e po thotë se do të luftojë korrupsionin dhe krimin”, ka thënë Aliu.

Ndërsa, për të bërë koalicione, sipas KQZ-së, ka kohë edhe vetëm tre ditë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera