Lajme

Lutfi Haziri: Do t’i kthejmë nxënësit në shkolla

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 25 August 2020

Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet për rikthimin e nxënësve në objektet shkollore, në shtator.

Konfirmimi ka ardhur gjatë takimit të të parit të Komunës, Lutfi Haziri, me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gjilanit.

Ai ka thënë s nxënësit duhet të rikthehen në shkolla, por që ka theksuar se shkak i pandemisë me COVID-19 fëmijët duhet të kontrollohen çdo ditë.

-Advertisement-

“Duhet t’i kthejmë fëmijët në shkolla. Nuk është e lehtë në këtë kohë pandemie për shkak se lëvizin një numër i madh i nxënësve dhe i qytetarëve. Kjo na bën që të kemi shumë angazhim për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Angazhimi nënkupton që fëmijët duhet të kontrollohen çdo ditë dhe të jenë nën mbikëqyrje ditore, përfshirë edhe kujdesin e mësimdhënësve”, ka thënë Haziri, gjatë adresimit para drejtorëve të shkollave.

Ai tha se duhet të rritet roli i prindërve dhe i Këshillit të nxënësve, derisa ambulantat në lagje e fshatra hynë në menaxhim ditor me personel shëndetësorë.

“Ata do të kujdesen për shëndetin e nxënësve dhe të personelit gjatë ditës. Duhet të ndërmerren të gjitha masat kundër përhapjes së COVID-19. Do të punojmë sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHP dhe MSH. Fatmirësisht, deri tani nuk ka pasur rast të bartjes së infeksionit nga ana e fëmijëve”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, tha se nxënësit nga klasa 1-9, do të vijojnë mësimin në objektet shkollore, derisa nxënësit e shkollave të mesme 10-12, do të kthehen në shkolla sipas planit B të MASH, e që është një javë mësim në shkollë e një javë mësim online.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera