Lajme

Luta i prerë: Nuk bëjmë koalicione me PDK-në dhe VV-në

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 02 September 2021

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Tha se në zgjedhjet lokale s`do të bëhen as me PDK-në e as me VV-në.

“As me VV-në e as me PDK-në. Vetëm do ta përballojmë rundin e parë në zgjedhjet lokale”, theksoi Haziri.

Haziri theksoi se partitë e tjera e kanë gjetur formulën për ta mposhtur LDK-në.

-Advertisement-

Ajo, sipas tij, është duke nxitur përçarje në parti.

“Çdo parti dhe çdo rival i LDK-së e ka gjet rrugën se si me mund LDK-në. LDK-në e kanë mposht me LDK-në”, u shpreh Haziri në ATV.

Ky është një mësim që thotë se e kanë nxjerr.

“Duhet me i kalu inatet mes vete me kriju unitet. E po ashtu imunitet. Duhet të bëhemi bashkë me njëri-tjetrin”, deklaroi Haziri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera