Lajme

Lushtaku: Pushteti është misionar për shkatërrimin e vlerave kombëtare dhe fetare

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 04 October 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku ka thënë se pushteti aktual është misionar për degjenerimin dhe shkatërrimin e vlerave fetare dhe kombëtare.

Ai ka kritikuar votimin e projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

”Në seancën e sotme u votua projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, përmes të cilit mundësohet dhe legjitimohet që nënat të lindin fëmijë, e fëmiu të rritet e të mos e di kush është babai i tij”.

-Advertisement-

”Kjo për mendimin tim është në kundërshtim të plotë me ruajtjen e familjes së shëndoshë.  Këta pushtetar janë misionar të qëllimit për degjenerim e shkatërrim të vlerave tona fetare dhe kombëtare”, ka thënë Lushtaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera