Sport

Lushtaku për ndeshjet e Kupës përmend ‘zhurmën’ e Ballkanit, në finale dëshiron këto dy skuadra!

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 31 May 2020

Me 2 qershor pritet edhe zyrtarisht të rikthehet futbolli kosovar me ndeshjen e parë të Kupës, Prishtina – Drenica.

Pas një dite, Ballkani vendas do ta presë Feronikelin, të cilët janë fitues aktual të Kupës, shkruan Gazeta Olle.

Sipas trajnerit të njohur, Tahir Lushtaku dy takimet gjysmëfinale priten të jenë mjaft interesante.

-Advertisement-

“Ndeshjet e Kupës dallojnë nga ato në kampionat, e ku dihet që gjysmëfinalet janë në mes të Prishtinës e Drenicës si dhe Ballkanit e Feronikelit, padyshim që do të jenë takime interesante këto”, tha fillimisht Lushtaku.

“Sipas mendimit tim përparësi në këto ndeshje do të kenë Feronikeli dhe Prishtina që të jenë në finale, por nuk duhet harruar se Prishtina çdo herë ndaj Drenicës ka hasur në vështirësi”.

Kurse, për përballjen tjetër mjaft interesante që do të zhvillohet në Suharekë, Lushtaku tha se sheh si skuadër më favorizuese Feronikelin.

E gjitha kjo, pasi Ballkani sipas tij pritet të jetë i koncentruar në kampionat.

“Ndeshja tjetër në mes të Ballkanit dhe Feronikelit do të jetë një ndeshje gjithashtu interesante por sipas meje Ballkani është më i fokusuar në kampionat sesa në Kupë, e gjitha kjo kur t’i shtohen ‘zhurma’ që veç janë bë në kohë pandemie që Ballkani ka qenë ekip mos të filloj kampionati dhe një formë trajneri Munishi iu ka kërkuar klubeve që t’iu urojnë titullin dhe kjo ka bërë që në këtë ekip më shumë të fokusohen ndoshta në kampionat. Ndërsa Feronikeli nuk ka gjasa tjera në kampionat dhe rrugë të vetme ka Kupën, ku mendoj që do të luftojë me gjitha forcat për dalje në Evropë”.

“Gjithsesi, dëshira ime është për një finale Drenica kundër Feronikelit”, përfundoj trajneri drenicas, Tahir Lushtaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera