Lajme

Lushtaku: Nëse Albin Kurti nuk ofron garanci ai nuk mund të jetë më kryeministër i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 03 May 2021

Nënkryetari i PDK’së, Sami Lushtaku ka thënë se liderët e institucioneve të Kosovës duhet të ofrojnë garanci për ish-ushtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale.

Lushtaku ka thënë se nëse Albin Kurti nuk ofron garanci ndaj Gjykatës Speciale, nuk mund të jetë kryemistër i Kosovës.

“Nëse Kurti nuk i jep këtë siguri për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë, unë mendoj që moralisht Kurti nuk është kryeministër i Kosovës”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndryshe, para disa ditëve Specialja ka hedhur poshtë kërkesën e palës mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK’së që Thaçi dhe të tjerët të gjykohen në lirë./Periskopi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera