Lushtaku: Ne nuk i kemi numrat, por këtë qeveri duhet t’a rrezojë vetëm populli
Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 04 July 2023
Deputeti Mërgim Lushtaku ka thënë PDK nuk u frikësohen zgjedhjeve të reja parlamentare në vend.
“Në çdo parti politike, sidomos këto që jemi në Parlamentin e Kosovës, sigurisht që duhet të ketë gjithmonë përgatitje që do të ketë zgjedhje sepse për një politikanë të mirëfilltë besoj që çdo ditë është fushatë”, ka thënë Lushtaku në “Debat Plus”.
Lushtaku ka thënë se qeverinë do ta rrëzojë populli sepse sipas tij populli “nuk e ha” më propagandën.
“Ne numrat nuk i kemi në parlament të Kosovës. Këtë qeveri duhet t’a rrezojë vetëm populli. Kjo qeveri nuk ka asgjë tjetër pos propagandës, demagogji dhe me këtë qeveri nuk mund të ecim përpara si shtet dhe si Kosovë”, ka shtuar ai.
Edhe deputetja tjetër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu si jo rrallëherë ka kritikuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti por kësaj radhe, kritikën e nisi për videon e publikuar nga partia e tij së fundmi.
Musliu ka deklaruar se videoja e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje do duhet të ishte një video që tregonte punën më shumë se dy vjeçare të Qeverisë Kurti.
Të njëjtën, Musliu e cilësoi si “të panevojshme”.
“Gjendja në të cilën gjendet vendi ynë, më së paku ka nevojë për video të tilla por nuk jemi rastësisht këtu ku jemi sepse nga ky Kryeministër dhe nga kjo qeveri pritet gjithçka. Kjo qeveri si në opozitë si në pushtet, ABC-në e punës së tyre e kanë propagandën, linçimin e kundërshtarëve të vet, e kanë gënjeshtrën, mashtrimin dhe vet faktin se pas dy vite e gjysmë ta kemi videon ku kryeministri dhe qeveria paraqet projektet për punën dy vjeçare të bërë, ai edhe këtë rast merret me propagandë…nuk presim diçka tjetër nga ky demagogë i klasit të parë dhe llojit të veçantë”, ka deklaruar ajo.
Të tjera
-
Bolton: Administrata Trump duhet të gjejë një marrëveshje të përhershme dhe të pranueshme për Kosovën dhe Serbinë
Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton, që kishte punuar në Shtëpi...
-
Bashkëpunimi për paqe, temë diskutimi mes Jasharit dhe komandantit të Forcave Amerikane për Evropë
Me ftesë të Sekretarit të Mbrojtjes së ShBA-ve, Lloyd Austin, komandanti i FS...
-
Molliqaj: Kurti i përmend oligarkët sa herë do ta ndalojë ndonjë televizion, jo për çfarë duhet përmendur
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar vendimin e VV-së për t’i bojk...
-
Hetuesi policor thotë se të akuzuarit tentuan të iknin pas grabitjeve
Prishtinë – Në gjykimin ndaj Arton Sekiraqës, Flamur Mulit, Xhevdet Salihut d...
-
“Shkrijnë akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të buzëqeshur në funeralin e Jimmy Carter
Ndryshe nga çfarë ndodhi në fushatën presidenciale, Donald Trump dhe Barack O...
-
Djẹgia e kontejnerëve në kryeqytet, “Pastrimi” bën thirrje për kujdes në trajtimin e mbeturinave
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” në kryeqytet u ka bërë thirrje q...
-
Funerali i Jimmy Carter: Pesë presidentë amerikanë shfaqen në ceremoni
Pesë presidentët e gjallë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë bërë një...
-
Vodhën nga terminali doganor, arrestohen tre burra në Han të Elezit
Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën ...
-
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova është më e fortë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se me Bedri Hamzën kryeminis...
-
Shtatë persona të lënduar në aksidentin mes katër veturave në Istog
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes katër veturave në rrug...
-
Bedri Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premton agjenci one-stop-shop për dhëniet e lejeve për investitorët
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar kompaninë “Muqa...
-
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do merren në pyetje nga mbrojtja
Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK...