Lajme

Lushtaku: Kurti sot pranoi Zajednicën, do të mbahet mend për bosnjëzimin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 06 February 2023

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka reaguar pas deklaratës së fundi të kryeministrit Kurti, ku tha se pranoi propozimin franko-gjerman.

Lushtaku në rrjetin social “Facebook” e quan Kurtin kryemashtruse dhe sipas tij, Kurti sot e pranoi ‘Zajednicën’.

“Do të mbahet mend dhe nuk do të harrohet kurrë në memorien e historisë për bosnjëzimin e Kosovës”, shkroi Lushtaku.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Fatkeqësisht, Politikani i cili nuk ka lënë asnjë metodë të veprimit pa përdorur për luftimin e Zajednicës, sot e pranoi atë, pa njohje të Kosovës nga Serbia.

Ky kryemashtrues e ka emrin Albin Kurti. Do të mbahet mend dhe nuk do të harrohet kurrë në memorien e historisë për bosnjëzimin e Kosovës.

Ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani e mjerë mileti!

sp;

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera