Lajme

Lushtaku: Kosova është më shumë se një vend, është një trashëgimi e cila meriton dhe do të jetë 100% herë “Ma Mirë”

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 30 January 2025

Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e Kosovës ka ndarë një videomesazh, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se Kosova ka nevojë për punë, angazhim e bashkëpunim dhe se kjo është koha e duhur për ta bërë ndryshimin që e meritojmë.

“Kosova ka kaluar shumë sfida. Kjo liri që e gëzojmë sot është falë sakrificave të mëdha. Kosova ka nevojë për punë, ka nevojë për angazhim e bashkëpunim. Kjo është koha e duhur për të bërë ndryshimin që e meritojmë. Kosova është më shumë se një vend, është një trashëgimi e cila meriton dhe do të jetë 100% herë “Ma Mirë”. ka thënë Lushtaku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera