Lajme

Lushtaku kërkon mbrojtjen në liri të Sylejman Selimit

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 18 September 2018

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka bërë thirrje që në protestën e nesërme në mbështetje të Sylejman Selimit të dalin sa më shumë qytetarë.

Në një postim në Facebook, Lushtaku ka shkruar se qëndrimi i Selimit në burg është i padrejtë dhe joligjor.

Më poshtë postimi i Lushtakut:

-Advertisement-

Të nderuar qytetarë,

Ju ftoj që nesër nga ora 12:00, të protestojmë në mënyrë paqësore para Pallatit të Drejtësisë në Veternik, duke kërkuar lirimin e ish-Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi. Qëndrimi i tij për më shumë se 5 vite në burg është krejtësisht i padrejtë.

Pas vendimit të fundit të gjykatës që procesi të kthehet në rigjykim, kërkojmë mbrojtjen në liri për Sylejman Selimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë. Vazhdimi i mbajtjes në burg është joligjor dhe precedent i paparë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera