Lajme

Lushtaku: I përmenduri në media nuk është ortaku im

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 23 October 2020

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, me anë të një konference të jashtëzakonshme për media në selinë e PDK-së, ka mohuar se njëri nga të apostrofuarit në aferën e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit të jetë ortak i tij, shkruan Gazeta inFokus.

“Asnjë i dyshuar nuk është nga PDK. Përmendja e ortakut tim është shpifje e pastër dhe ai njeri nuk është ortaku im. Këtë e kam bërë të qartë edhe për gazetarët e mediumit që e ka publikuar artikullin”, ka thënë Lushtaku para mediave.

Ai shtoi se do të ngre padi për shpifje ndaj mediumit që e ka përmendur njërin prej të dyshuarve si ortakun e tij.

“Nëse mediumi nuk do të tërhiqet nga lajmi i pavërtetë, atëherë do të dorëzoj padi ditën e nesërme për këtë lajm”, tha Lushtaku./Gazeta inFokus/

Të tjera