Lushtaku – Haxhiut: Duhet t’i kërkosh falje Thaçit e Veselit, deri dje i ka thënë kriminelë
Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 31 March 2022
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Mërgim Lushtaku e ka komentuar vizitën e zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë në Hagë.
Në një intervistë për Ekonomia Online ai tha se partia në pushtet është duke i përmendur krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen nën pretendimet për krime luftë vetëm për poenë politik.
Madje ai thotë se vet ministrja Albulena Haxhiu i ka quajtur kriminel ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreun e Kuvendit, Kadri Veseli e tash do që t’i takojë. Duke pyetur se cila është arsyeja.
“Unë besojë fortë që në këtë pjesë ata vetëm për politikë janë duke menduar sepse me të vërtetë në pjesën e krizave çfarë janë duke përballur, ata në pjesën e Qeverisjes apo trajtimin e temave kanë dalë shumë dobët”.
“Nëse ti mundohesh t’i harrosh me vetëdije këta njerëz tregon se e ke një inat politik dhe nuk mundësh me tejkaluar atë inat politik dhe pastaj kërkon në këtë rast nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që t’i pranosh në zyre, ministren Albulena Haxhiu që deri dje i ka thënë kriminel Kadri Veselin. A do me i takuar Hashim Thaçin e Kadri Veselin me ua thënë në sy këto fjalë dhe me ju thënë se unë me të vërtetë ju vendosi juve në burg apo çfarë është mesazhi i tyre”.
Ai tha se që nga ardhja në pushtet Qeveria Kurti asnjëherë nuk ka marr asnjë vendim për të përmirësua imazhin ndaj e krerëve të luftës së UÇK-së që po përballën padrejtësisht në këtë Gjykatë Speciale.
“Është mbi një vjet që e ka marr Qeveria Kurti 2 mandatin dhe fatkeqësisht asnjëherë nuk e ka marr mundin më të vogël me marr qëndrimin që me përmirësuar një far forme imazhin ndaj mbështetjes së krerëve të luftës së UÇK-së.
“Po e shoh këtë si veprim të shfajësimit në detyrë dhe se gjoja ne jemi për t’i përfaqësuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe në këtë rast për të mbështetur krerët e UÇK-së se sa e ka me të vërtetë për t’i takuar dhe dalur në ndihmë. Nëse kishin dashur të ju dalur në ndihmë së pari kishin takuar ekipin mbrojtës të tyre dhe sigurisht kishin shprehur mbështetje në formë më përmbajtjesore në këtë aspekt”.
Tutje ka shtuar se Haxhiu dhe VV-ja duhet t’u kërkojë falje krerëve të UÇK-së për, duke kujtuar deklartata kryeministri Albin Kurti, se kur ta marrë pushtetin do ta zhbëjë Specialen, raporton EO.
“Zonja Haxhiu dhe Vetëvendosja së pari duhet të kërkojnë falje për atë çfarë kanë qëndruar për zotin Thaçi dhe Veseli. Ata duhet të tejkalojnë së pari ato paragjykimet e tyre. Mos të harrojmë që Albin Kurti më herët thoshte ‘Hashim shko në Hagë’, e tash po bënë gjoja se po do me i mbrojtur për t’i paraqitur para opinionit publik që është në mbrojtje të vlerave të luftës. Vitin 2017 Albin Kurti ka thënë se me neve në pushtet do t’a largojmë Gjykatën Speciale, ndërsa sot e kemi një Qeverisje dhe nuk po bënë as një veprim të tij”.
Të tjera
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...