Lajme

Lushtaku: Çdo cep i tokës së Drenicës është i mbushur me varre të të rënëve

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 05 April 2018

Gjenerali Sami Lushtaku ka përkujtuar masakrën e Rezallës në 19 vjetorin e saj.

Në një postim në Facebook, Lushtaku ka shkruar se Drenica është e mbushur me varre të personave që kanë dhënë jetën për lirinë e vendit.

Ja postimi i Lushtakut:

-Advertisement-

Në cdo cep të saj, toka e Drenicës është e mbushur me varre të të rënëve për liri. Në Rezallë janë 98 varre me trupat e pleqve, grave e fëmijëve të Rezallës e fshatrave tjera përreth saj, të cilët janë vrarë e masakruar nga trupat serbe me 5 Prill 1999. Dhjetra nga ta rezultojnë ende të zhdukur, pasi janë zhvarrosur më qëllim të humbjes së gjurmëve të krimit.

Askush nuk ka dhënë ende llogari për këtë masakër. Institucionet shtetërore duhet të bëjnë shumë më tepër që drejtësia të vihet në vend dhe autorët ta marrin dënimin e merituar.

Lavdi të gjithë të rënëve në masakrën e Rezallës. SL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera