Lajme

Lushtaku: Albin Kurti është veteran i rrejshëm, e kena lutë me e kapë armën, s’ka guxu

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 02 April 2022

Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për listat dhe numrin e madh të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka rikthyer debatin për kontributin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nga partia e Dardan Molliqjat e kanë quajtur Kurtin si “veteran të rrejshëm”, Ramush Haradinaj e ka kërcënuar me protesta derisa nga Lëvizja Vetëvendosje janë munduar të kundërpërgjigjen me deklaratat e Sylejman Selimit, Rexhep Selimit, Rrustem Mustafës dhe Hysni Klinakut të OVL UÇK’së të cilët e quajnë Kurtin si bashkëluftëtar dhe veteran të UÇK’së.

Lidhur me këtë debat që është hapur për Gazetën Express ka folur ish-Komandanti i UÇK’së, Sami Lushtaku. Ai thotë se Kurti s’ka qenë ushtarë dhe se s’ka guxuar që të kapë armën edhe pse është lutur për një gjë të tillë.

-Advertisement-

“As s’u kanë ushtarë… dihet ku u kanë o burrë a pe din, e kemi lutë me i kapë armët s’ka guxu a pe din…”, ka thënë Lushtaku për Express.

Tutje Lushtaku thotë se sa i përket statusit të veteranit, kryeministri Kurti është veteran i rrejshëm.

“Për mue nuk u kanë ushtarë… jo as ushtarë, për veteran s’di gjo, po tash janë bo qesi veteran të rrejshëm sa të dush tash, e në mesin e tyre është edhe ky tash”, ka thënë Lushtaku për Express.

Megjithatë disa ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK’së që kanë qenë në frontin e luftës bashkë me Lushtakun, kanë dhënë qëndrime të ndryshme lidhur me kontributin e Kurtit në UÇK.

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa i njohur si “Remi” në Pressing të T7 kishte deklaruar se Kurtin e kishte pasur bashkëluftëtar dhe se njihen prej kohës së luftës.

“Unë Albin Kuritn e kam pasë bashkëluftëtar dhe e njohë prej asaj kohe”, kishte deklaruar Remi.

Se Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK’së e kishte thënë edhe Sylejman Selimi. Ai madje kishte thënë se ishin takuar disa herë gjatë luftës.

“Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ne jemi takuar disa herë gjatë luftës me të. Nuk po me pëlqen debate që është duke ndodhur me figura të rëndësishme të UÇK-së”, kishte thënë Sylejman Selimi në ATV.

Derisa Hysni Klinaku i OVL UÇK-së kishte deklaruar në Kanal 10 se Albin Kurti është veteran i UÇK-së.

“Çështja e z. Kurti është çështje që e ka verifikuar apo e ka nënshkruar listën që i ka takuar z.Adem Demaçi”, kishte thënë Klinaku në Kanal 10.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera