Lajme

Lushi ka një porosi për të gjithë për raportet Kosovë-SHBA

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 07 January 2018

Publicisti Uk Lushi përmes rrjetit të tij social ‘Facebook’, ka shkruar se nuk ka armiqësi mes liderëve dhe as shteteve të Kosovës dhe Amerikës.

Lushi ka pohuar se në politikë jo gjithçka është si duket në shikim të parë.

Ai ka shtuar se nuk do të ketë çarje në raportin SHBA-Kosovë.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

“Amerika nuk e izolon dhe as do ta izolojë Kosovën. Nuk ka armiqësi mes liderëve dhe as shteteve të Kosovës dhe Amerikës. Në politikë jo gjithçka është si duket në shikim të parë. Shtetit të Kosovës nuk do t’i refuzohet viza për Amerikë asnjëherë. Nuk është mirë të keqpërdoren procedurat konsullore amerikane për goditje të ulëta dhe mjera në stilin për inat të nuses më vdektë djali. Zallahive të tilla u hukasin me kënaqësi dhe argëtim veç armiqtë e shqiptarëve si Serbia. Nuk ka dhe nuk do të ketë çarje në raportin SHBA-Kosovë. Kosova dhe SHBA janë më shumë se aleatë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera