Lajme

Lushaku: Serbia s’ka perspektivë evropiane pa e njohur Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 06 February 2018

Dokumenti i prezantuar në Strasburg, është dokument strategjik që tregon se kah shkon një çështje e caktuar.

Kështu thotë njohësja e politikës ndërkombëtare dhe profesoresha universitare, Jehona Lushaku, duke folur për strategjinë e zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Komisioni e ka hartuar këtë strategji që të sqarojë vizionin se kah do të zhvillohet BE deri më 2025. Kjo është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Kjo është e rëndësishme sepse ka shtete që kanë dalë nga konfliktet dhe janë ballafaquar me shtetndërtim, rindërtim, dhe ndërtim të sistemit demokratik”, ka thënë Lushaku, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Në këtë strategji është thënë se BE është një zgjedhje dhe edhe Serbia edhe Kosova e kanë mundësinë që të zgjedhin nëse duan të integrohen”.

“Besoj që nuk ka dilema te Kosova, por as te Serbia. Mbetet që Serbia të tejkalojë sfidën që ka për, njohjen e statusit final të Kosovës”.

“Besoj që as Serbia nuk do të ketë perspektivë evropiane nëse nuk do ta njohë Kosovën. Është me rëndësi që edhe Serbia të mos ketë konteste, nëse ka, nuk mund të anëtarësohet”.

Lushkau ka thënë në Zona B se është që në strategjinë e re të zgjerimit është përfshirë edhe Kosova dhe që nuk është lënë anash.

“Por është e paqartë se çfarë statusi do të ketë Kosova nëse nuk arrihet të definohet njohja e Kosovës nga Serbia”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera