Lajme

Lushaku-Sadriu: Për fjalën e pambajtur të Kurtit, po ndëshkohen qytetarët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 17 October 2023

Pas lajmit për kërcënim me pezullim të vizave nga ana e presidentit të Francës, Emmanuel Macron ka reaguar kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së Jehona Lushaku -Sadriu.

Ajo ka thënë se për fjalën e pambajtur të kryeministrit Kurti, po ndëshkohen qytetarët e Kosovës.

“Sot, paskemi marrë edhe faturën e kushtëzimit të liberalizimit nga Franca. Dhuratë kjo, për sjelljet e kryeministrit tonë krenar që diplomacinë e sheh përmes orbitës së retorikës boshe. Keshtu, kur politikanët nuk mbajnë fjalën e dhënë në marrëdhënie ndërkombëtare, vendimet u kthehen në dëm qytetarëve, duke i lënë ata të përballen me barrën e pasojave”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Lushaku-Sadriut:

Për fjalën e pambajtur të kryeministrit Kurti, po ndëshkohen qytetarët e Kosovës.

Tash e tri vite për të gjitha fjalët e pambajtura për politikat e brendshme dhe premtimet e parealizuara dëmin e kanë bartur qytetarët- (edhe) votuesit që besuan në fjalë boshe të një njeriu pa vizion.

Sot, paskemi marrë edhe faturën e kushtëzimit të liberalizimit nga Franca. Dhuratë kjo, për sjelljet e kryeministrit tonë krenar që diplomacinë e sheh përmes orbitës së retorikës boshe.

Keshtu, kur politikanët nuk mbajnë fjalën e dhënë në marrëdhënie ndërkombëtare, vendimet u kthehen në dëm qytetarëve, duke i lënë ata të përballen me barrën e pasojave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera