Lajme

Lushaku-Sadriu: Ndëshkimi i mësimdhënësve me ndalje page krijon një krizë shoqërore

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 03 October 2022

Kryetarja e Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku- Sadriu ka reaguar pas paralajmërimeve se nuk do të ekzektohen pagat për grevistët për muajin shtator.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se qeveria njëherë dënoj nxënësit dhe tani po i dënon dhe disciplinon mësimdhënësit.

“Në vend të talljes me mësimdhënësit duhet të mendohet për dëmin dhe frikën që i është shkaktuar nxënësve dhe prindërve, si asnjëherë në historinë e arsimit të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Qeveria njëherë dënoj nxënësit dhe tani po i dënon dhe disciplinon mësimdhënësit. Disciplinim në vend të drejtës për grevë, për të ju shërbyer edhe si shembull të tjerëve.

A është ky drejtimi që ka marë shteti jonë; duke disciplinuar qytetarët dhe punëtorët publik?!

E gjithë kjo në kohën kur qeveria i mbanë paratë larg nga investimi dhe qarkullimi në ekonominë e vendit në kohë krize.

Si është e mundur që ‘Qeveria me rritjen më të madhe ekonomike ndonjëherë’- siq thonë- të ndëshkojë shtyllën e arsimit, mësimdhënësit?! Do të thotë rritja ekonomike, nuk nënkupton rritje mbështëtjeje për arsimin?!.

Përfundimisht, ndëshkimi i mësimdhënësve me ndalje page krijon një krizë shoqërore, e cila është pakrahasimisht më e dëmshme se krizat tjera që po kalojmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera