Lajme

Lunacek, Qeverisë në ardhje: Votojeni demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 06 June 2017

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka thënë se të zgjedhurit e rinj të Kosovës duhet të votojnë demarkacionin.

Përmes një videomesazhi para studentëve të Kosovës, atyre të rajonit dhe ndërkombëtar që mbajtën një mbledhje simultative në Kosovë, ndër të tjerash u diskutua edhe çështja e liberalizimit të vizave, Lunacek ka ripërsëritur kërkesën për demarkacionin.

“Shpresoj se të zgjedhurit e rinj pas 11 qershorit do të veprojnë përgjegjshm dhe do ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi dhe do ta luftojnë seriozisht korrupsionin-dy kushtet kyçe për liberalizimin e vizave”, ka thënë Lunacek.

-Advertisement-

Ndër të tjerash studentët në këtë mbledhje kanë diskutuar edhe për luftimin e terrorizmit.

“Sa i përket terrorizmit, forcat e vendeve të Bashkimit Evropian duhet të bashkëpunojnë më tepër në luftimin e këtij fenomeni”, ka shtuar Lunacek.

Ngjarja e ditës së sotme ishte paralajmëruar dje ku ishte bërë e ditur se do të marrin pjesë edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ministri në shkuarje, Arsim Bajrami por që asnjëri prej tyre nuk ka qenë sot prezent.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy