Lajme

Lunaçek, përshëndet vendimin e gjykatës për lirimin e Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 27 April 2017

Deputetja dhe raportuesja e përhershme e Kosovës në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës së Colmar të Francës, për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

“Mbajtja e Haradinajt sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të vjetërsuar nga viti 2004, nga Serbia, i cila është në një dialog të moderuar me Kosovën në BE, është krejtësisht i papranueshëm. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është gjykuar dy herë dhe në vitin 2008 dhe 2012 është liruar nga krimet e luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë. Unë i bëj thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Zëvendëskryetarit të Komisionit Federica Mogherini, si dhe qeverive të 28 shteteve anëtare të BE-së, dhe veçanërisht atyre të 23 njohësve, që të mos i marrin parasysh urdhër-arrestet e Serbisë”, ka thënë Lunaçek. /Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera