Lajme

Lunacek jep një lajm të mirë: PE i jep dritën jeshile Kosovës për pjesëmarrje në programet e BE’së

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 30 May 2017

Nënkryetarja e Parlamentit Europian, njëkohësisht raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës.

Lunacek përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se Parlamenti Europian i ka dhënë sot dritën e gjelbër Marrëveshjes kornizë në mes të Kosovës dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen në programet e BE’së, transmeton Gazeta Express.

“Parlamenti Europian i ka dhënë dritën e gjelbër marrëveshjes kornizë mes Kosovës dhe BE’së, për pjesëmarrjen në programet e BE’së, hap i madh për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lunacek.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera