Lajme

Lunaçek jep një lajm të madh për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 13 June 2017

Parlamenti Evropian do të miratojë sot, në Strasbourg, raportin e raportueses për Kosovë, Ulrike Lunaçek, për përparimin e Kosovës drejt BE.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info vetë Lunaçek, njëherit edhe nënkryetare e Parlamentit Evropian.

“Ky votim do të dërgojë edhe njëherë një sinjal të fortë se e ardhmja e një Kosove të pavarur qëndron në Bashkimin Evropian,” shprehet Lunaçek.

-Advertisement-

Sipas saj, partitë dhe politikanët e Kosovës janë të nxitur që t’i përgjigjen këtij sinjali nga pala e PE në një mënyrë konstruktive dhe frymës evropiane.

Raporti do të shqyrtohet në mbërmjen e të martës, dhe para raportit për Kosovë, do të shqyrtohet edhe raporti për Serbinë i eurodeputetit David McALLISTER.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera