Lifestyle

Lumturia varet nga seksi dhe gjumi, jo nga paratë

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 11 December 2019

Një studim i ri nga hulumtuesit britanikë tregon se seksi dhe gjumi janë më të rëndësishmet kur është fjala për lumturinë dhe mirëqenien, ndërsa paratë s’kanë ndikim në to.

Studimi ka përfshirë 8,250 britanikë dhe ka treguar se rritja e të ardhurave personale kishte pasur ndikim shumë të vogël në aspektin e lumturisë, ndërsa kualiteti i gjumit dhe jeta seksuale kishin qenë të lidhura ngushtë me ndjenjat e lumturisë dhe mirëqenies, transmeton Telegrafi.

Personat të cilët bënin gjumë të mirë gjatë këtij studimi kishin pasur 15 pikë më shumë në indeksin e lumturisë sesa ata që s’bënin mjaftueshëm gjumë.

-Advertisement-

Ndërkaq njerëzit të cilët ishin deklaruar të pakënaqur me jetët seksuale kishin pasur 7 pikë më pak në indeksin e lumturisë sesa ata me një jetë të kënaqshme seksuale.

Atyre të cilëve u ishin rritur të ardhurat personale për 550 për qind, indeksi i lumturisë iu ishte rritur për vetëm dy pikë.

Faktorë tjerë të cilët janë më të rëndësishëm sesa paratë kur është fjala për lumturinë, janë jeta në një komunitet të mirë, siguria në punë dhe shëndeti i të afërmve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera