Lajme

Lumir Abdixhiku rrit shpresat: Kosova me numrin më të vogël të të infektuarve në rajon

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 29 March 2020

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka pasqyruar grafikun e të infektuarve me koronavirus në rajon të cilin e quan “grafikoni i shpresës”.

Abdixhiku ka thënë se Kosova vazhdon të jetë vendi me më pak të infektuar më pandeminë e  koronavorusit në rajon, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka thënë se masat e marra me para shumë shteteve të tjera në Evropë kanë dhënë rezultatin e tyre.

-Advertisement-

Abdizhiku bën thirrje të vazhdojmë të dëgjojmë Institucionet Shëndetësore dhe të marrim edhe hapin final në luftën kundër koronavirusit./Gazeta inFokus/

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Grafikoni i shpresës.

Jemi duke i krahasuar vazhdimisht të dhënat me rajon. Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me COVID-19. Por ky s’është lajmi thelbësor. Lajmi më i rëndësishëm ështē se vendi ynë vazhdon të ketë trend të sheshtë të lakores. Pra rritmi i rritjes s’është eksponencial. E beteja sot nëpër botë bëhet mu për këtë lakore; që ajo të jetë sa më e rrafshët, sa më e sheshtë, sa më pak e pjerrët.

Masat e marra me kohë – para shumë shteteve të tjera në Evropë e po se po edhe këtyre në rajon – bashkë me sjelljen tonë kolektive duket se po japin rezultat. Për këtë duhet falenderuar secilin prej jush. Por kjo nuk thotë asgjë nëse s’vazhdojmë të kujdesemi edhe më shumë. Shumë vende e shtete nëpër botë e kanë humbur betejën në një ditë. Po ndalëm hapin na pret e njëjta gjë.

Prandaj na duhet një raund kujdesi final, në atë që ekspertët më të mirë të shtetit po e quajnë periudhë kritike. T’i dëgjojmë. Shmangini vizitat familjare, rrugëtimet pa nevojë e daljet e jourgjente. Jemi në një kohë të pazakontë, por na duhet një veprim krejt i zakonshëm – qëndrimi në shtëpi.

Edhe pak; durim. S’na ka mbetur shumë.

Do të kemi kohë për të gjitha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera