Lajme

Lumir Abdixhiku reagon ashpër ndaj Kurtit për dokumentet e dialogut

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 30 April 2021

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se Albin Kurti i posedon të gjitha dokumentet e dialogut, shkruan Gazeta inFokus.

Abdixhiku në reagimin e tij thotë se dokumentet janë dhënë ditën e pranimit të detyrës.

“Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltërt që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve – të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ndër të tjera i ka bërë me dije se nëse dokumnetet e dialogut i ka humbur ato mund ti kërkojë sërish.

Raporti i fundit – 202 raste të reja me koronavirus dhe 11 raste të vdekjes

“Nëse të janë dashur informata shtesë nga njerëzit e mi në LDK, jemi pesë minuta larg në Prishtinë. S’jemi të huaj kur është në pyetje vendi. E duam barabartë të gjithë. Ke mundur ta bësh secilin hap ndryshe përveç ankimit para miqve jashtë. Trego përgjegjësi. S’je më opozitë. Tani je Kryeministër. Udhëheq si i tillë”, ka shkruar Abdixhiku. /Gazeta inFokus/

Reagimi i plotë i Abdixhikut:

Kryeministër,

Të bësh politikë është një gjë. Të bësh viktimën kur s’je i tillë është e panevojshme – është dobësi.

Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltërt që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve – të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim.

Nëse s’i mbanë mend, ke mundur të pyesësh. Nëse i ke humbur, ke mundur t’i kërkosh sërish.

Nëse të janë dashur informata shtesë nga njerëzit e mi në LDK, jemi pesë minuta larg në Prishtinë. S’jemi të huaj kur është në pyetje vendi. E duam barabartë të gjithë.

Ke mundur ta bësh secilin hap ndryshe përveç ankimit para miqve jashtë. Trego përgjegjësi. S’je më opozitë. Tani je Kryeministër. Udhëheq si i tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera