Lumir Abdixhiku pas rezultateve preliminare: Rritje e LDK-së, por ende jo e mjaftueshme për ndryshim të madh

Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 10 February 2025
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve, ku LDK aktualisht renditet e treta me 17.57% të votave.
Në një status në rrjetin social facebook, Abdixhiku shprehu mirënjohje për të gjithë votuesit, qytetarët dhe aktivistët e partisë për angazhimin dhe mbështetjen e treguar gjatë fushatës.
Ai theksoi përkushtimin e LDK-së për ta përfaqësuar qytetarin dhe Republikën e Kosovës me përgjegjësi dhe përkushtim.
Megjithëse vlerësoi rritjen e mbështetjes për partinë, Abdixhiku pranoi se ajo ende nuk është e mjaftueshme për të sjellë ndryshime të menjëhershme në nivel shtetëror.
“Rritja jonë na jep mundësinë për një organizim më të mirë të brendshëm – dhe për këtë do të mbetem krenar”.
Por, kjo rritje nuk është e mjaftueshme për të sjellë ndryshimin e madh që duam për Republikën – dhe kjo më bën të ndjej keqardhje”, shkroi ai.
Ai shtoi se numërimi i votave vazhdon, sidomos atyre nga diaspora, dhe se pas përfundimit të procesit, LDK do të shpalosë qëndrimet e saj politike.
“Pavarësisht gjithçkaje, besoj se e ardhmja sjell dritë!”, përfundoi Abdixhiku.

Të tjera
-
Tërnava me apel për ndalimin e vrạsjeve në Kosovë
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur shqetësimi...
-
Presidenti i Letonisë në dijeni për mashtrimin që iu bë Kurtit, flasin nga presidenca letoneze
Kryeministri Albin Kurti ra pre e dy humoristëve rusë të njohur si Vovan dhe ...
-
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se muaji i madhëruar i Ramazanit përfu...
-
Reagon Dibran Hoxha pasi i hodhi tortën “15%”, Ymer Fejzullahut të ZRRE-së: Shtrenjtimi nuk kalon
Analisti Dibran Hoxha sot në shenjë proteste kundër shtrenjtimit të energjisë...
-
APK thirrje zyrtarëve ta deklarojnë pasurinë, paralajmëron për gjoba dhe kallëzime penale nëse se bëjnë
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëv...
-
Shenoll Muharremi: “Këto mund të jenë minutat e fundit të Albin Kurtit si Kryeministër”
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendoror të ...
-
Greqia rrit pagat, rritja e pestë në 6 vjet
Në një mbledhje të kabinetit të tij kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka...
-
Osmani takon nënën Ferdonije në 26-vjetorin e rrëmbimit të djemve dhe burrit të saj
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot nënën Ferdonije në shtëpinë muze të fa...
-
“Merre prej qytetarëve e ki” – Goditet me ëmbëlsirë “15%” në fytyrë, Ymer Fejzullahu, kryeshefi i ZRRE-së
Pakënaqësi të shumta, reagime e iniciativa janë ndërmarrë që kur Zyra e Rregu...
-
Orav: Nuk mund ta imagjinoj se si Serbia apo Kosova mund të anëtarësohen në BE pa normalizim të marrëdhënieve
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Bash...
-
Parandalohet kontrabandimi i substancës nạrkọtike në burgun e Dubravës
Stafi i sektorit të sigurisë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ka arritur t...
-
Ambasada e ShBA-së paralajmëron emigrantët ilegalë: Kush shkel ligjin do të kthehet në venden e tij ose do të përballet me akuzë
Ambasada Amerikane ka bërë një paralajmërim të rreptë për të gjithë emigrantë...