Lajme

Lumir Abdixhiku nuk do të jetë ministër në Qeverinë Hoti, në vendin e tij u emërua Arban Abrashi

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 02 June 2020

Lumir Abdixhiku nuk do të jetë minsitër në qeverinë që pritet të drejtohet nga Avdullah Hoti. Në krye të ministrisë që udhëhoqi Abdixhiku, atë të Infrastrukturës është propozuar Arban Abrashi, kjo u bë e ditur në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha se Abdixhiku është deklaruar vetë që të mos jetë ministër i Qeverisë, por, shtoi se ai do të vazhdoj të kryej punë të tjera brenda partisë.

“Vetë është deklaruar dhe një qëndrim të tillë i aka shprehur edhe mandatarit për formimin e Qeverisë, se ai nuk dëshiron të vazhdoj më tiutje të jetë ministër i Qeverisë…Abdixhiku ka vullnet të kryej punë të tjera në LDK dhe do t’i besojmë punë tjera”, tha Mustafa, transmeton Gazeta Sinjali.

-Advertisement-

Javë më parë Gazeta Sinjali kishte raportuar duke u thirrur në burime të afërta me ish-ministrin Abdixhiku, se ai kishte vendosur të mos jetë pjesë e një qeverie me AAK-në dhe Nismën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera