Lajme

Lumir Abdixhiku kërkon nga Albin Kurtit ta kthejë diplomën e inxhinierit pas deklaratës për ruajtjen e rrymës në frigorifer

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 28 December 2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nëse kryeministri Kurti si inxhinier me profesion nuk e di se çmimi i rrymës mund të kontraktohet paraprakisht atëherë le ta kthejë diplomën në universitet.

“Jam i bindur se ai duhet ta dijë e nëse nuk e din si inxhinier ta kthejë diplomën menjëherë në universitet sepse çmimi i rrymës kontraktohet rezervohet. Çmimet fiksohen se sikurse grurin, naftën e çdo mall tjetër në treg mund të blesh energji elektrike me çmimet që nuk ndryshojnë por për të bërë një gjë të tillë duhet të veprosh në kohë jo i fundit në Evropë”, tha Abdixhiku.

Kurti ditë më parë ka deklaruar se s’kanë mundur të blejnë rrymë më herët për të shmangur krizën me energji pasi rryma s’mund të konservohet në frigorifer./Gazeta infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera