Lajme

Lumir Abdixhiku kërkon ndihmë për të fuqizuar LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 08 April 2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland.

Kështu kanë bërë të ditur nga një komunikatë për media e LDK-së ku thuhet se në këtë bisedë u diskutua për fuqizimin e LDK-së dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta inFokus.

LAJMI I FUNDIT: Ja kur do të dalin paratë për të kompensuar bizneset e mbyllura për 12 ditë

-Advertisement-

“Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë mbajtur një takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Ëieland.

  1. Wieland e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën e re dhe konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane.

Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Ëieland për urimin dhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në përgjithësi.

Kryetari Abdixhiku dhe Zëvendëspresidenti Ëieland diskutuan edhe për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera