Lajme

Lumir Abdixhiku kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës?

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 16 June 2017

Ekonomisti Lumir Abdixhiku pritet të jetë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës.

Lajmin për Gazeta Metro e kanë konfirmuar burime brenda kryesisë së kësaj partie.

Partia e Isa Mustafës beson se përqendrimi i tyre në kryeqytet është pika kyçe mbi të cilën ata mund të krijojnë epërsi karshi Lëvizjes Vetëvendosje, nga e cila e humbën pushtetin lokal në zgjedhjet e fundit.

-Advertisement-

E për t’i hyrë kësaj gare sa më të përgatitur, LDK’ja ka zgjedhur njërin nga aderimet e fundit në këtë parti, Abdixhikun, për të garuar në zgjedhjet lokale, që sipas afatit të rregullt ligjor pritet të mbahen në nëntor të këtij viti.

Ky kandidim megjithatë nuk pritet të zyrtarizohet pa u kryer certifikimi i rezultateve nga KQZ’ja për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit.

Garë kjo në të cilën Abdixhiku kandidoi për deputet të Kuvendit, dhe për çka deri më sot u raportua se fitoi besimin e elektoratit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera