Lajme

Lumir Abdixhiku: E ardhmja është e ndritshme, struktura e LDK-së po vjen si forcë prijëse për shumë vjet

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 17 September 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për Kuvendet që po mban partia e tij nëpër nëndegë të Prishtinës ku thotë se pjesëmarrja është e madhe.

Ai thotë se e ardhmja është e ndritshme dhe struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet.

Postimi i tij:
Të faleminderit Prishtinë 📍 – për pjesëmarrje impresive nëpër çdo nëndegë. Përveçse mbështetje po na jepni dhe shpresë.
Këtë vikend vazhduam me 4 Kuvende 🗳️të tjera. Si në lagje të reja, sikurse Prishtina e Re III, ashtu dhe në fshatra të Kryeqytetit – Shkabaj, Mramor e Keçekollë – pjesëmarrja qytetare është shenjë konfirmuese për ‘Rrugën e Re’. ✌️
Do të vazhdojmë kështu – dhe më shumë. E ardhmja është e ndritshme. Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera