Lumi në të cilin vdes çdo gjallesë po habit shkencëtarët
Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 15 January 2018
Tingëllon si një legjendë, por ky lumë është i vërtetë dhe vdekjeprurës. Andres Ruzo nga Peruja kishte dëgjuar nga gjyshi i tij historinë e pabesueshme të qytetit të lashtë, i humbur në malet e Amazonës dhe për lumin mistik, uji i të cilit vlon për shkak të temperaturave të larta.
Kur u rrit, Ruzo vendosi të eksploronte mitin e fëmijërisë së hershme.
Ai mblodhi një ekip të shkencëtarëve dhe duke studiuar hartat gjeti një numër të madh të puseve gjeotermike, shkruan Curiosity.
Edhe pse anëtarët e tjerë të profesionit të tij tentuan të injorojnë ekspeditën, duke e quajtur të çmendur, Ruzo vendosi të zgjidhë misterin dhe udhëtoi në xhungël.
Kur ai më në fund gjeti lumin mistik, gjëja e parë që zbuloi ishte, se edhe pse ishte i nxehtë, uji i lumit nuk ishte përvëlues. Temperatura e matur doli të jetë rreth 93 gradë Celsius, me disa ndryshime në kohë të ndryshme të ditës
Kjo temperaturë është e mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen e çdo krijese që hyn në të dhe për t’u bërë pjesë e frikës së njerëzve të izoluar që jetojnë së bashku me të.
Pse lumi është kaq i nxehtë? Një teori sugjeron se temperatura e tij mund të jetë nga vullkani, përkatësisht rezultat i flukseve të mëparshme të pavërejtura të magmës. Hipoteza e dytë thotë se temperatura është rezultat i një katastrofe – një reaksion zinxhir nën tokë, të cilin e ka shkaktuar ndonjëra nga kompanitë e naftës.
Megjithatë, e fundit është konsideruar shumë më pak e besueshme, pasi të dhënat për lumin ekzistojnë për disa qindra vjet.
I vetmi opsion tjetër i zbatueshëm që nuk ka të bëjë me karakteristika vullkanike është, se uji aty vjen nga thellësitë e tokës, ku temperatura e ujit është jashtëzakonisht e lartë, por shkencëtarët thjesht nuk mund të jenë të sigurt, se çfarë fshihet prapa këtij fenomeni mbresëlënës dhe shumë të rrezikshëm.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...