Lajme

Lumezi takon ambasadorin e Zvicrës, flet për luftën

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 15 June 2017

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, sot ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, në takim ka marrë pjesë edhe Atasheu Policorë në këtë ambasadë.

Gjatë këtij takimi Lumezi, e njoftoi ambasadorin Lebet me punët e sistemit prokurorial dhe theksoi vendosmërinë e Prokurorit të Shtetit që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit. Gjithashtu kryeprokurori Lumezi foli edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohen në realizimin e misionit të tyre për sundim të ligjit.

Kryeprokurori i Shtetit theksoi gatishmërinë e tij në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën sa më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe veprave tjera penale, ndërsa shprehi besimin e tij se në këtë drejtim do të vazhdojë përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë.

-Advertisement-

Në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, ku të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm, ndërsa theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit të Prokurorisë së Shtetit të Kosovës me atë të Zvicrës në mbledhjen e informatave lidhur me veprat penale që mund t’i prekin këto dy vende.

Ndërkaq, ambasadori zviceran duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, shprehu gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij për ta ndihmuar edhe me tutje sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Zvicra mund të kontribuojë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera