Lajme

Lumezi takohet me shefen e Agjensionit për kompensimin e viktimave në San Francisko

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 28 July 2017

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi i shoqëruar nga kryeprokurorët e prokurorive të Kosovës, po vazhdojnë vizitën në San Francisko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeprokurori Lumezi ka takuar shefen e Agjensionit për kompensimin e viktimave Julie Nauman, ku kanë shkëmbyer përvojat e tyre në fushën e kompensimit të viktimave duke i dhënë një rendësi të veçantë eksperiencës se qytetit të San Franciskos dhe mundësisë se aplikimit të kësaj eksperiencë në Kosovë.

Shefja Julie Nauman e ka njoftuar kryeprokurorin Lumezi me sfidat e kësaj fushe dhe i ka ofruar mbështetje për aplikimin e Ligjit të Kosovës për kompensimin e viktimave të krimit, duke përfshirë trajtimin me profesionalizëm, respektimin e të drejtës në siguri, dinjitet, jetë private dhe familjare të tyre.

-Advertisement-

Kryeprokurori Lumezi do të zhvillojë takimet edhe me përfaqësues të institucioneve tjera të drejtësisë në San Francisko, me qëllim të marrjes se përvoja të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera