Lajme

Lumezi pranon se ka ndërhyrë në rastin e Kadri Veselit 

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 20 August 2018

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i është kundërpërgjigjur ish-prokurorit të Speciales, Elez Blakaj rreth akuzave të tij se Lumezi ka ndërhyrë në disa raste. 

Lumezi në nJë prononcim në Klan Kosova ka pranuar se e ka thirrur Elezajn pasi ai ka ftuar kryeparlementarin Veseli në rastin e veteranëve pasi Veseli ka imunitet, shkruan gazeta inFokus. 

“Shumica e atyre që Blakaj i ka shkruar nuk janë të vërteta, ka edhe disa të vërteta por shumicës u i janë ndërruar përmbajtja e bisedës. Intervenimi i rastit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli është i vërtetë sepse unë kam kërkuar që kryeparlamentari dhe deputetët të kenë imunitet pasi imuniteti mund të hiqet vetëm në rast se ata kryejnë vepra penale”, ka thënë Lumezi. 

-Advertisement-

Prokurori i shtetit gjithashtu ka kërkuar nga Elezaj të kthehet në Kosovë dhe të ballafaqohet me ato çfarë ka shkruar në letrën sqaruese pasi shumë nga gjërat e shkuara nuk janë të vërteta. 

“Porkrori është dashur të jetë në ksovë dhe të ballafaqohet me neve dhe me institucionet e drejësisë dhe jo të lragohet në gjsyëm të rrugës dhe nga Amerika të kërkoj llogari”, ka thënë Lumezi. 

Ish-prokurori i Speciales, Elez Blakaj u deklarua për dorëheqjen e tij pesë ditë pasi u bë publik lajmi. 

Blakaj përmes një postimi në facebook ka shkruar arsyet që e kanë dërguar në dorëheqje, shkruan gazeta inFokus.  

E në letër përmendet edhe një thirrje urgjente që i kishte ardhur nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi pasi kishte ftuar kryeparlamentarin, Kadri Veselin si dëshmitar në një rast të veteranëve.  

Arsyetimi i Lumezit ishte se ‘ata kanë imunitet dhe nuk ke nevoje të thirren në seancë’.  

Sipas Blakajt ky rast e të ngjashme që kanë ndodhur kohët e fundit kanë bërë të kuptojë se çfarë niveli të integritet dhe morali kemi. /inFokus 

 Lexo edhe: Kadri Veseli është i paprekshëm sipas kryeprokurorit, Aleksnder Lumezi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera