Lajme

Lumezi: Luftimi i korrupsionit, sfidë për Prokurorinë

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 21 November 2017

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në një takim kryeprokurorin e Shtetit nga Karolina e Veriut, Robert J. Higdon, Jr, të cilin e ka uruar me rastin emërimit të tij si Kryeprokurori i Shtetit të Karolinës nga Presidenti Trump dhe të konfirmimit nga Senati Amerikan në shtator të këtij viti.

Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar kryeprokurorin Higdon, me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit dhe të sistemit prokurorial, e në veçanti me të arriturat e këtij Institucioni në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Ai ka thënë se sfidë kryesore e institucionit që e udhëheq, mbetet luftimi i dukurive të këqija si, luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimet e luftës.

-Advertisement-

Po ashtu, gjatë këtij Lumezi e Higdon kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe shtetit të Karolinës, në fushën e hetimit të krimit financiar, luftën kundër krimit transnacional, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në fusha të ndryshme me autoritetet e shtetit të Kalifornisë.

Ndërkaq, kryeprokurori Higdon, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit ka ofruar mbështetjen dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar Prokurorin e Shtetit dhe sistemin prokurorial të Kosovës me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.

Kryeprokurori Lumezi e ka falënderuar kryeprokurorin Higdon për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep vendi i tij sistemit prokurorial të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera