Lumezi: Konfiskimi i pasurisë së përfituar nga krimi, çelës i suksesit për kundër korrupsion
Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 18 May 2017
“Çelësi i suksesit në luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimin e pasurisë të përfituar me vepër penale dhe marrja e fuqisë ekonomike krimit. Nuk ka dyshim se për të luftuar korrupsionin nevojitet edhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar sepse shpeshherë para e fituara nga korrupsioni transferohen apo investohen në boten e jashtme në emër të personave tjerë dhe tentohet që të behet kthimi i tyre prapa në Kosovës si para të ligjshme”.
Kështu është shprehur kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi i cili mori pjesë në tryezën e punës kundër korrupsionit të organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë .
Në ketë tryezë Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi , tha se lufta kundër korrupsionit dhe trajtimi i lëndëve të korrupsionit është ndër prioritetet kryesore të Prokurorit të Shtetit.
Lidhur me ketë Lumezi tha se kemi filluar të zbatojmë planin strategjik (2016-2018) dhe planin e veprimit për ngritjen e efikasitetit në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike.
Lumezi theksoi se nëpërmjet punës profesionale, transparencës dhe rezultateve të mira në hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit ne duhet të krijojmë siguri te qytetaret se ata nuk kanë nevoje të japin ryshfet me qëllim që ti realizojnë të drejtat e tyre.
Gjithashtu, Lumezi kërkoi nga prokurorët e shtetit që gjatë hetimeve penale duhet të bëjnë edhe hetime financiare për të identifikuar të ardhurat nga krimi, nga ryshfeti, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe shkeljet tjera lidhur me korrupsionin , me qëllim që ti konfiskojmë pasuritë e fituara në mënyrë të kundërligjshme dhe ato ti kthejmë në buxhetin e Kosovës.
Lumezi theksoi se prokuroret duhet të jenë të pavarur në punën e tyre, kjo nënkupton që duhet të jenë të pavarur nga grupet e ndryshme të interesit, por edhe nga emrat e përveçshem të zyrtarëve publik, interesat e të cilave preken gjatë hetimeve dhe vendimeve të prokurorëve.
Kryeprokurori kërkoi bashkëpunim të mirë edhe me mediat dhe shoqërinë civile të cilët duhet jenë aleatë kryesore në luftën kundër korrupsionit pa ndihmën e të cilëve nuk mundë të kemi sukses. Mediat dhe të gjitha ata që denoncojnë korrupsionin dhe individët e korruptuar nuk mjafton vetëm të akuzojnë por duhet që japin edhe dëshmi apo informatat e mjaftueshme që do të mundësojnë prokurorëve që të iniciojnë hetimet penale.
Në ketë tryezë morën pjesë edhe Ambasadori Amerikan, Z. Greg Delaëie, Z. Constantine Soupios, Këshilltar Ligjor, Ambasadën Amerikane si dhe Znj. Jennifer Clarke, nga Sektori për Integritet Publik, Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...