Lumezi konfirmon se Elez Blakaj kishte kërcënime sa ndiqte penalisht Shefqet Krasniqin dhe mashtruesit veteranë
Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 15 August 2018
Dorëheqja e Prokurorit të Speciales, Elez Blakaj, dyshohet se erdhi pas kërcënimeve lidhur me punën e tij. Këtë e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi. Blakaj kërcënime dyshohet se ka pasur gjatë hetimit të listave të fryra të veteranëve dhe në rastin e ndjekjes së imamit Shefqet Krasniqi.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se prokurori special tashmë i dorëhequr Elez Blakaj, ka pasur mbrojtje nga shteti në rastet kur ka njoftuar për kërcënimet.
Në rastin e veteranëve, sipas Lumezit ka qenë një kërkesë nga prokurori për të siguruar komisionin mjekësor që ka qenë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila, sipas tij, është marrë parasysh dhe Policia ka ofruar mbrojtje.
Lumezi tha për Insajderin se Blakaj kishte njoftuar edhe një rast tjetër kërcënimi.
Gjatë kohës ka qenë duke e hetuar imamin Shefqet Krasniqi, ndaj të cilit ishte ngritur aktakuzë për terrorizëm, Blakaj kishte pasur kërcënime ndaj fëmijëve të tij.
Në këtë rast Lumezi thotë se vetë kishte kërkuar që Policia e Kosovës që t’u ofrohet mbrojtje fëmijëve të prokurorit.
“Kur ka qenë rasti i hetimit të Shefqet Krasniqit ne i kemi dhënë mbrojtje dhe ia kemi siguruar fëmijët çdo ditë i kemi dërgu në shkollë edhe i kemi pritë, pra policia e Kosovës e ka bërë këtë pas kërkesës sime pasi që prokurori më ka njoftu se fëmijët janë kanosur. Ai vetë nuk ka pranuar të ketë mbrojtje të afërt lidhur me këtë rast”, tha Lumezi për Insajderin.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, ka dhënën dorëheqje nga ky institucion me 13 gusht.
Lumezi tha se prokurori Blakaj ka qenë në pushim, kur ka njoftuar për dorëheqjen.
“Prokurori ka shku në pushim, mandej e ka njoftu kryeprokurorin e Speciales që më nuk është prokurorë, pa dhënë ndonjë sqarim tjetër për arsyeje e dorëheqjes”, tha Lumezi.
Ndryshe, Elez Blakaj që së fundi ishte duke hetuar manipulimet me listat e veteranëve të UÇK-së kishte si prokuror special kishte ndjekur edhe disa nga rastet më të njohura që ndërlidheshin me terrorizëm.
Ai kishte ngritur aktakuzë ndaj imamit kontrovers Shefqet Krasniqi, dhe grupeve e individëve të ndryshëm radikalë, shkruan Gazeta Express.
Blakaj, para pak vitesh, akuzoi për rekrutim të terroristëve edhe ish-imamin gjilanas Zekria Qazimi dhe grupin e tij. Të njëjtit janë të dënuar për këto akuza, me vendim të plotfuqishëm, nga gjykata.
Përveç këtyre rasteve Elez Blakaj ka qenë njëri nga tre prokurorët e angazhuar në hetimin e aferës “Pronto”, ndaj personazheve të së cilës në prill të këtij viti u ngrit aktakuzë.
Vetë Elez Blakaj ende nuk është deklaruar për dorëheqjen.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...