Lumezi ka një apel për personat që po deklarohen për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së
Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 11 January 2018
Personat të cilët flasin, nëpër media dhe rrjete sociale, lidhur me vrasjet e aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës është mirë që të njëjtat t’i deklarojnë edhe në Prokurorinë e Shtetit.
Kështu të paktën ka deklaruar kryeprokurori i Republikës, Aleksandër Lumezi.
Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se institucioni të cilin e drejton ai do të merret seriozisht me deklaratat publike të cilat mundë t’i ndihmonin zbardhjes së vrasjeve të caktuara.
“Ne gjithsesi se do të bëjmë një kërkesë për grumbullimin e informacioneve dhe do t’i dëgjojmë këta persona që po prononcohen publikisht nëse ata kanë informacion i cili na drejtojnë në pistën e hetimeve”, u shpreh ai.
Më tej, Lumezi shpjegoi se është obliguese që çdo indicie që paraqet identitetin e kryersve të veprës penale të ndërmerren veprime të caktuara hetimore.
Kryeprokurori shtoi se me disa prononcime të cilat kanë për qëllim me ç’orientu sistemin e drejtësisë në rrugët e ndriçimit të rasteve të caktuara, të cilat i ka hetuar UNMIK-u apo EULEX-i, s’ka nevojë të merren me to.
“Mirëpo nëse dikush prej tyre ka informacion lidhur me identitetin e kryesit të veprës penale mirë kishte me qenë, edhe ligji dhe kushtetuta e obligojnë , që ato informacione t’i paraqesin në Prokurorinë e Shtetit, respektivisht tek organet e ndjekjes”, u shpreh ai.
Ndryshe, sot me rastin e përvjetorit të vdekjes së veprimtarit të LDK-së Enver Maloku, analisti dhe gazetari Bajrush Morina ka thënë që një deputet i Kuvendit dhe gruaja e tij janë fajtorët për vdekjen e Malokut, por nuk ka përmendur emra.
Lidhur me këto deklarata ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri i ka kërkuar kryeprokurorit Lumez që i njëjti të merret me deklaratën e Morinës.
“Këtë rast ta trajtojë menjëherë, në mënyrë që pretenduesi të paraqesë faktet e pretenduara përmes së cilave akuzon njërin nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ose në të kundërtën të ballafaqohet me sistemin e drejtësisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë.
Të tjera
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...