Lumbardhi komenton suksesin: Paskam bërë lojë perfekte
Autori: Gazeta inFokus
09:54 | 06 February 2024
Lumbardh Salihu u shpall fitues i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Kosova”. Lumi ka qenë i tërhequr në debate dhe nuk është përfshirë në zënka brenda shtëpisë, duke treguar se edhe me qetësi mund ta fitosh një lojë si “Big Brother”. Në intervistën e parë pas fitores, ish-futbollisti ka folur më shumë për eksperiencën brenda shtëpisë më të vëzhguar në Kosovë, si dhe për lidhjen e krijuar me ish-Missin, Kader Kicaj.
Sa i përket lojës së tij në BBVK, Lumi tha: “I kam pranuar sfidat e jetës dhe e tillë ishte edhe ‘Big Brother’. I kam respektuar edhe detyrat që ka caktuar ‘Vëllai i Madh’. E kam pasur inatin në lojë, më pëlqen t’i shijoj sfidat në maksimum.
Ka qenë presion para se të hyja në ‘Big Brother’, sepse kur lexova emrat e konkurrentëve, unë nuk e kam parë veten si një person që mund të hyjë me një rol në atë shtëpi, por kur hyra brenda jam përshtatur gradualisht. Jam munduar mos t’i nxjerr shpatat shumë shpejt.
Jam munduar të lexoj mes rreshtave dhe të kuptoj mendimin e opinionistëve. Paskam bërë lojë perfekte, përderisa dola fitues.”
Lumbardhi flet për herë të parë pas fitores në BBVK: Lumi foli edhe për marrëdhënien me banorët e tjerë.
Për lidhjen e tij me Kaderin, Lumi ka thënë: “Unë e kam marrë parasysh që publiku mund të mos e pëlqente lidhjen time me Kaderin brenda, pasi aty vëzhgohet çdo lëvizje, çdo gjë dhe nuk është etike të krijosh një lidhje në një format televiziv. Edhe një keqkuptim i vogël, bëhet shumë i madh. Unë dhe Kaderi, kemi biseduar të qetë dhe dashuria na ka mbajtur njejtë. E kemi gjetur vërtet njëri-tjetrin. Është një vajzë fantastike, me një zemër shumë të mirë dhe shumë e kujdesshme. Ka treguar respekt dhe jam shumë krenar që e kam Kaderin të dashur.”
“Edonës prej ditës së parë i kam thënë, e di çfarë jete ke pasur, je paragjykuar, por është momenti të tregosh veten dhe karakterin. Ka luajtur një rol shumë të mirë e na ka kënaqur me personalitetin e saj. Sa më të komplikuara janë karakteret, aq më shumë të zgjohet kurioziteti t’i njohësh.
Në shtëpi kemi qenë si familje, sepse në jetën e përditshme koha nuk të premton për të njohur dikë aq mirë sa në ‘Big Brother’, çoheshim bashkë, hanim bashkë, çdo gjë e përjetonim bashkë.”

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































