Lajme

Lulzim Basha reagon për herë të parë pas dorëheqjes

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 22 March 2022

Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes ditën e djeshme nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Basha duke përkujtuar ditën e parë të demokracisë në Shqipëri ku PD-ja më 22 mars të vitit 1992 fitoi zgjedhjet e para pluraliste. Basha nënvizon se pas 30 vitesh shqiptarët sot meritojnë një Parti Demokratike të fortë dhe parimore që shikon vlera drejt së ardhmes.

Reagimi nga Lulzim Basha:

-Advertisement-

“30 vjet më parë shqiptarët zgjodhën Partinë Demokratike, zgjodhën të ardhmen dhe fituan lirinë dhe demokracinë, duke përmbysur një herë e përgjithmonë diktaturën komuniste. Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë dhe i vështirë, me suksese që kanë shënuar për mirë jetën e shqiptarëve, dhe dështime që na kanë ndarë nga ajo shumicë dërrmuese shqiptarësh që në 1992-shin i dhanë jetë ëndrrës për një Shqipëri europiane.

Në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat me të cilat kemi lindur, si shpresa e vetme e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë. Ata sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per t’u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit.

Gëzuar ditën e parë të demokracisë!”, shkruan Basha teksa poston foton si mëposhtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera