Lajme

Lulzim Abazi viziton bizneset e vogla, premton mbështetje e grante prej 500 milionë euro nga PDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 28 January 2021

Lulzim Abazi viziton bizneset e vogla, premton mbështetje e grante prej 500 milionë euro nga PDK-ja

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Lulzim Abazi ka vizituar bizneset e vogla, shkruan Gazeta inFokus.

Abazi një biznesi të vogël familjar i ka premtuar se me PDK-në në pushtet këto biznese do të jenë shtylla e rimëkëmbjes .

-Advertisement-

“Me Luigjin njihemi një jetë të tërë, e kam çmuar gjithmonë punën që bënë, ka qenë i saktë dhe i pakompromisë në punë! E vizitova në puntorinë e tij 🛠🔩🪛dhe i premtova se me PDK në krye, bizneset e vogla familjare do të jenë shtyllë kyqe për #rimëkëmbje!📈”, ka shkruar ai.

Po ashtu Abazi ka premtuar se 500 milionë të programit të PDK-së në ekonomi do të jenë ndihmë për bizneset.

“E kuptoj që pandemia i ka dëmtuar shumë, mirëpo plani #rimëkëmbje do ti shpërndajë 500 milionë € pa kthim në formë të granteve, e kjo do të iu jep jetë bizneseve ekzistuese”, shkruan Abazi./Gazeta inFokus/

Me Luigjin njihemi një jetë të tërë, e kam çmuar gjithmonë punën që bënë, ka qenë i saktë dhe i pakompromisë në punë!
E…

Posted by Lulzim Abazi on Thursday, January 28, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera