Lajme

Lulzim Abazi premton se do të jetë zëri i artistëve në Kuvendin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 11 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Lulzim Abazi, gjatë një takimi me artistët kosovarë, është zotuar në mbështetje të tyre, shkruan Gazeta Infokus.

Abazi së bashku me kryetarin e Ferizajit, Agim Aliu dhe kandidatët e tjerë për deputet kanë premtuar përkrahje ndaj artit dhe kulturës.

“Kënaqësi e nder i veçantë të takoj sonte bashkë me Kryetarin Aliu dhe kolegët kandidatë për deputetë, elitën e shoqërisë, të çmuarit sukseseplotë artistë. Rimëkëmbja është vizioni që do të bëj artin e kulturën më të mbështetur e zërin e artistëve të dëgjohet në Kuvendin e Republikës”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Abazi ka premtuar se do të jetë zëri i interesave të artistëve në Kuvendin e Kosovës.

“Ju premtoj se do të jem zëri juaj, do ju ndihmoj dhe ndërmjetësoj që të përfitoni nga Ligji i Sponzorizimeve në fushën e Kulturës.

KULTURA E NJË KOMBI JETON NË ZEMRAT DHE SHPIRTIN E POPULLIT TË VET. – GANDI”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy